
OUR
OFFICE
Studio ligjore Tafaj u themelua në vitin 1992, dhe prej vitesh sjell shërbime për zgjidhjen e problemeve ligjore të klientëve.
Zyra jonë përbëhet nga tre avokatë, të cilët nëpërmjet eksperiencës shumëvjecare, në fushat e ndryshme të drejtësisë. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca, konfidencialiteti dhe profesionalizmi i bashkuar i juristëve tanë ka sjellë frytet dhe benefitet e zyrës.
AVOKATËT TANË

Av. Sinan Tafaj
Sinan Tafaj, lindur më 17 Shkurt 1956. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin 1982, si student ekselent. Është lektor i Të Drejtave të Njeriut në universitete të ndryshme të Europës.
Ka udhëhequr ekspertiza ndërkombëtare në fushën e Të Drejtave të Njeriut. Ka përfaqësuar dhe mbrojtur kauza të rëndesishme civile, të personave fizikë dhe juridikë, brenda dhe jashtë vendit. Është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin Nënë Tereza. Ai ka marrë një numër të konsiderueshëm tituj nderi nga OSBE, UNDP, Akademia Europiane e Ligjit.
Karriera e tij nisi si Këshilltar ligjor në gjykatën e Tiranës, e më pas në prokurori. Ka punuar si pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Akademine e Rendit në vitet 1994-1998, ndërkohë që vijonte studimet Doktorale në të drejtën Ndërkombëtare Publike, që u kurorëzua me vlerësim zyrtar, maksimal, në vitin 1999.
​
​
​

Av. Atmir Mani​​
Atmir Mani, lindur më 21 Dhjetor 1981. Kryer studimet e larta në Fushën e Drejtësisë. Kurorëzuar me sukses në vitin 2006.
​
Karriera e tij nisi si punonjës në ZVRPP Tiranë, e më pas inspektor në Agjensinë e kthimit dhe kompensimit të pronave Tiranë, inspektor në drejtorinë e përgjithshme të AKKP.
​
Eksperienca e tij varion si këshilltar ligjor në projektet e komisionit Europian për aksesin në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara.

Av. Eritan Shehu
Eritan Shehu lindur në vitin 1976, ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë, dhe kurorëzuar me sukses më 1999.
Eksperienca e tij filloi si jurist në Prefekturën e Tiranës, drejtor juridik në Bashkinë e Durrësit, avokat i lirë në Tiranë dhe 7 vjet këshilltar Ligjor, në Gjykatën e lartë.
I profilizuar si penalist dhe ekspert në fushën Administrative.